Furtunë në Policinë e Shtetit, vijojnë shkarkimet në rang vendi

Policia e shtetit po përfshihet në një valë ndryshimesh ditët e fundit. Mësohet se me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu më shumë se 20 shefa komisariatesh janë shkarkuar në rang vendi.

Po kështu mësohet se  janë bërë edhe emërimet  e reja, por emrat e drejtuesve nuk behën ende të ditur. Ndërkohë edhe disa drejtori kanë pësuar ndryshime.

Pak ditë më parë u shkarkua drejtori i policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe vendin e tij e zuri Niko Brahimi. Bushati u largua pas vrasjes së 2 vëllezërve Bilali në qytetin e Shkodrës.

Valës së ndryshimeve nuk i kanë shpëtuar dhe disa drejtori të rëndësishme në shkallë vendi si ato të Vlorës, Fierit, Beratit dhe Durrësit.

Në Tiranë, pas komandimit në krye të Policisë të Rebani Jaupit, ndryshime do të këtë edhe në disa komisariate të kryeqytetit, ku drejtuesit e rinj pritet të zyrtarizohen ditën e hënë. Jaupi zuri postin e Kastriot Skënderajt, që drejtonte policinë e Tiranës prej më shumë se një viti. 

Sipas policisë, lëvizjet vijnë në funksion të nevojës për të përmbushur sa më mirë prioritetet si dhe për të përmirësuar më tej punën e strukturave vendore të Policisë, në reflektim edhe të arritjeve dhe problematikave të konstatuara gjatë vitit 2018 dhe tremujorit të parë këtij viti.

Të gjitha lëvizjet në Policinë e Shtetit

Kryekomisar Edmond Meshini deri tani Shef i Seksionit të Patrullës se Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit Nr.3 Tiranë;

Kryekomisar Arben Kalaja deri tani Shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Vorë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës;

Kryekomisar Vullnet Silaj deri tani Shef njësie në Repartin Special “RESI” Tiranë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh;

Komisar Alfred Maksuti deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh transferohet dhe emërohet Shef ë Seksionit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Pogradec;

Kryekomisar Aldi Mema deri tani Shef i Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Shijak transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Mat;

Kryekomisar Henerigert Mitri deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Fier;

Komisar Ermal Lilaj deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Peqin;

Komisar Bilal Semanaj deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Peqin transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik;

Komisar Gazmend Demrozi deri tani  Shef Seksioni për Shërbimet Policore ne DVP Berat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër;

Kryekomisar Alfred Cenaj deri tani  Shef i Sektorit të Komandës dhe Kontrollit në DVP Durrës transferohet dhe emërohet Shef ë Komisariatit të Policisë Mirditë;

Kryekomisar Medin Hasani deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë transferohet dhe emërohet  Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar;

Kryekomisar Sokrat Gode deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar transferohet dhe emërohet  Shef i Komisariatit të Policisë Kuçovë;

Kryekomisar Elidon Çela deri tani  Specialist në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë;

Kryekomisar Petrit Gjokaza deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.

Shkarkoni aplikacionin e A2