Icardi kundër tifozëve, nuk festojnë golin e tij

Mauro Icardi u rikthye me gol pas më shumë se një muaj mungese në radhët e Interit, por jo të gjithë tifozët festuan pas shënimit. Ultrasit e klubit zikaltër janë filmuar teksa ndalojnë së festuari golin e argjentinasit në shkallët e stadiumit të Genoa-s.

Kapriçot e Icardit me aktivizimin nuk janë përtypur mirë nga pjesa më e madhe e tifozëve ndërkohë që edhe shokët e tij të skuadrës refuzuan të festonin në grup duke bërë të qartë krisjen e raporteve me numrin 9 të zikaltërve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN