Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kosova, 17 mijë vende pune të mbyllura në 2018

Nga A2 CNN
4 Prill 2019, 15:11 | Ekonomi
Kosova, 17 mijë vende pune të mbyllura në 2018

Kosova humbi 17 mijë vende pune gjatë vitit 2018. Kjo shifër vjen nga raporti i fundit i Bankës Botërore për Europën Juglinore dhe tregon se papunësia mbetet një problem shumë shqetësues në vendin fqinj.

Sipas raportit, rritja ekonomike e bazuar mbi investimet publike, ndërsa shpërndarja e buxhetit nuk adreson siç duhet sfidat në tregun e punës. Kjo pasi është fokusuar vetëm në sektorin publik dhe tek veteranët e luftës.

Qeveria e Kosovës ka reaguar duke i konsideruar “të pavërteta dhe të pabazuara”, gjetjet e raportit. Sipas saj, të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se numri i të papunëve në vitin 2018 është zvogëluar me 11.611 persona.

A2 CNN Livestream

Dita jonë