Kriza e Bujqësisë: Po na detyrojnë ta braktisim, skemat janë qesharake

Eduart Sharka, ekspert fiskal dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste në Lushnje, i ftuar në studiot e A2 shpjegoi dinamikat që po çojnë fermerët shqiptarë të protestojnë në mënyrë të bujshme, të kulmuara me pamjet e dhimbshme të djeshme kur hidheshin litra qumësht në rrugë.

Sipas ekspertit,  kriza vjen nga një paqëndrueshmëri të politikave fiskale të Qeverisë, që në vend që të lehtësojë fermerët po i zhyt në vështirësi të tilla që po i shtrëngon të braktisë fushën.

Sipas Sharkës, “Qeverisë u duk sikur veproje drejt, sheshoi TVSH e imputeve bujqësore për uljen e kostove, por uli gjithashtu shkallën e kompensimit për fermerët nga 20% në 6%”, duke renduar së tepërmi fermerët.

Qeveria dje doli me një skemë tjetër, duke pranuar gabimin dhe për të rregulluar problematikën, por skema sipas tij është “qesharake dhe nuk lehtëson gjë”, duke detyruar agropërpunuesit të ulin çmimin e blerjes, praktikisht Qeveria i thotë hiqe nga xhepi i fermerit dhe ma jep mua që do t’ia jap serish me skemat e mia”. Pra shtohet një hallkë, ndërkohë që fermeri ato para i merrte direkt.

“Është për të qeshur dhe për të qarë”, shton Sharka, ndërkohë që në gjithë rajonin ka subvencione direkte që sjellin shumë pasoja pozitive, motivojnë dhe formalizojnë sektorin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN