Largimet nga administrata, Vasili: 102 milionë euro dëm shtetit në 5 vite

Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat, denoncoi dëmin që i kanë shkaktuar shtetit në këto vite largimet nga administrata.

Sipas Vasilit, dëmi ka arritur në 102 milionë euro, ndërkohë që profesionistët në administratë janë zëvendësuar me militantë, thotë ai.

“Vetëm për largime partiake, shteti shqiptar detyrohet të paguajë vetëm në 5 vite 102 milionë euro. Edhe këtu doja të kisha patjetër edhe vëmendjen e përfaqësuesve të BE në Tiranë, të cilët jo pak herë kanë duartrokitur në mënyrë të padrejtë gjoja ecurinë përpara të administratës publike. U kujtosh shqiptarëve që BE ka financuar 32 milionë euro për administratën publike dhe konsolidimin e saj”, u shpreh Vasili.

Shkarkoni aplikacionin e A2