Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Opozita organizon protesta, Kurti: Mobilizim popullor për zgjedhje të reja në Kosovë

Nga A2 CNN
4 Prill 2019, 17:07 | Kosova

Frymëzuar nga zhvillimet në rajon, opozita në Kosovë do të zhvillojë protesta popullore kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Kjo u njoftua nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili përmes një konference tha se qëllimi i vetëm është rrëzimi i ekzekutivit dhe i presidentit Hashim Thaçi.

 “Natyrisht që shkarkimi i presidentit dhe largimi i kryeministrit kërkojnë një mobilizim opozitar por edhe popullor”, deklaroi lideri i Vetëvendosjes.

Albin Kurti

Më tej Kurti renditi arsyet pse duhet të protestohet, ndërsa lëshoi akuza të rënda ndaj kryeministrit dhe presidentit.

“Kërcënoi ish prokurorin e vetëm që shprehu integritet, Elez Blakaj, ky kryeministër bëri pazar me Milan Radojcic, dhe pagoi 1 milion euro për serbët në veri që nuk paguajnë për energjinë elektrike”, shtoi Kurti.  

Ndër të tjera lideri i Vetëvendosjes tha se Haradinajn dhe Thaçin i ndan taksa ndaj Serbisë, por i bashkon korrupsioni. Sipas tij, ajo që i bashkon është më e fuqishme se ajo që i ndan.

Duke folur për taksën, Kurti tha se ajo duhet të mbetet, veçanërisht pas kushtëzimit të dialogut nga presidenti i Serbisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli