Paralajmërimi për Turqinë: Hiq dorë nga blerja e sistemit raketor rus

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, paralajmëroi Turqinë të mos blejë sistemin antiraketorë rus, S-400, të cilin Uashingtoni e sheh si kërcënim ndaj avionëve amerikanë.

Në fjalim e mbajtur me rastin e 70-vjetorit të aleancë, ai tha se Ankaraja duhet të zgjedhë nëse do të vazhdojë të jetë një anëtar i rëndësishëm i NATO-s, apo nëse do të rrezikojë partneritetin me vendime të tilla të papërgjegjshme, siç i cilësoi.

“Blerja e sistemit antiraketor rus S-400 prej 2.5 miliardë dollarësh, përbën kërcënim për NATO dhe fuqinë e aleancës. Fakti se Turqia nuk po heq dorë nga planet, edhe pasi Shtetet e Bashkuara i mundësuan sistemin mbrojtës Patriot, është thellësisht shqetësues. Nëse Ankaraja do ta çojë deri në fund blerjen rrezikon përjashtimin nga programi i përbashkët F-35”, tha Mike Pence Zv.presidenti amerikan.

Turqia u kundërpërgjigj se blerja e sistemit të avancuar rus ishte diçka e mbyllur. Ankaraja ka krijuar lidhje më të ngushta me Rusinë pas krisjes së raporteve me SHBA dhe Europën. Turqia ka ushtrinë e dyte më të madhe në aleancën prej 29 anëtarësh, e krijuar për t’u mbrojtur kundër ish-Bashkimit Sovjetik. Pence nuk i kurseu kritikat as ndaj Gjermanisë, që sipas tij nuk shpenzonte mjaftueshëm për mbrojtjen.

Shkarkoni aplikacionin e A2