Parlamenti 100+1, KQZ i jep mandatin një tjetër deputeti

Pavarësisht situatës politike në vend, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon normalisht punën dhe i radhës që do të marrë mandatin e deputetit është Korab Lita, i cili ishte pjesë e kandidatëve të Partisë Demokratike.

Përveç Litës, ditën e sotme në KQZ duhej të paraqitej edhe Halil Jakimi, i cili kishte dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Por burime pranë KQZ bëjnë të ditur për A2 CNN se formulari i dekriminalizimit i dorëzuar nga Jakimi është ende në proces verifikimi dhe kjo është arsyeja se pse ai nuk është sot pjesë e rendit të ditës.

Në total, të enjten e ardhshme kur pritet të zhvillohet edhe seanca e ardhshme në Parlament, të kemi minimalisht dy deputet të rinj, të cilët do ta çojnë në 101 numrin në Parlament.

Ndërkohë, sot do të jepet edhe shpallja e moszgjidhshmërisë për 8 kandidatë, të cilët kanë refuzuar të dorëzojnë formularët e dekriminalizimit, pas mbledhjes do t’i dërgohen formularët nominal edhe 8 kandidatëve të rinj.

Shkarkoni aplikacionin e A2