Përdorimi i shqipes, “Edhe te faqja e Këshillit të Ministrave ka gabime”

Përveç studentëve, gazetarëve, mediave të shkruara dhe online, gabime drejtshkrimore dhe keqpërdorim të gjuhës vërehet edhe në faqet online të ministrive apo Këshillit të Ministrave.

“Po t’i hedhësh një vëzhgim faqes do të shohësh që në pjesën më të madhe të emërtimeve ndodh kjo. Dhe nuk ka ndodhur sot. Përgjithësisht të gjitha emërtimet e ministrive kanë gabime”, tha pedagogia Rozana Rushiti.

“Rozana u ndal tek emërtimet, por i referohemi teksteve të ndryshme që publikohen në faqet e ministrive vihen re problematika të shumta gjuhësore, si formatet e së ardhmes mungojnë, që në të shkruar nuk duhet të mungojnë”, shtoi Anila Çepani, gjithashtu pedagoge në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës.

Shkarkoni aplikacionin e A2