Përplasja në Elbasan, hapet shqyrtimi gjyqësor i çështjes

Gjykata për Krime të Rënda hapi shqyrtimin gjyqësor të çështjes së përplasjes së makinës së policisë pranë tregut agro-ushqimor në Elbasan në vitin 2017.

Pas disa seancash të dështuara, sot prokuroria lexoi kërkesën për gjykim, ndërsa në seancën e radhës pritet të dëshmojnë 4 punonjës policie që kanë qenë në vendin e ngjarjes, përfshi edhe Gjergji Oshafin.

Seanca u shoqërua me debat sa i përket kualifikimit të veprës penale, por në zbatim të vendimit të seancës paraprake, tre të pandehurit do të gjykohen për “vrasje ndaj punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë.

Të pandehur në këtë proces janë Kelmend Xhaferri, Enea Bekteshi dhe Suel Çela.

Shkarkoni aplikacionin e A2