Rashica e Memushaj shënojnë gola spektakolarë

Perla e Milot Rashicës i hapi rrugën kualifikimit të Werder Bremen në Kupën e Gjermanisë.

Sulmuesi i përfaqësueses kosovare shënoi një gol fantastik në takimin ndaj Schalke 04, të fituar në shifrat 2-0 dhe tashmë Werder pret Bayern e Munchen në gjysmëfinale.

Ky ishte goli i 9 në 11 ndeshje për Rashicën që në fund të ndeshjes ndaj Schalke, u shpall edhe lojtari më i mirë.

Jo më pak i bukur është goli i Ledjan Memushaj në fitoren e Peskara-s 3-2 ndaj Palermos.

Mesfushori kuqezi shënoi një gol spektakolar nga jashtë zone duke ndihmuar në fitoren e Peskara-s që ngjitet në vendin e pestë në Serie B.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN