Rritja e pagave në administratë, Qeveria kujtohet për premtimin

6 muaj më parë Kryeministri do të premtonte rritje pagash për 65 mijë punonjës të administratës. Qeveria do të miratonte brenda pak javësh buxhetin, ku do të caktoheshin rreth 2 miliardë lekë si fond i veçantë për rritjen e pagave.

Por kur 1 prilli erdhi dhe iku, u duk se qeveria e kishte harruar zotimin. Midis vështirësive në mbledhjen e të ardhurave, borxheve të akumuluara ndaj biznesit dhe krizës politike, premtimi kaloi në plan të dytë. Media dhe opozita nxituan të kujtojnë kryeministrin për rritjen e pagave, një veprim elektoral, që do të bëhej vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të planifikuara lokale.

Atëherë, qeveria doli me një deklaratë për të treguar se rritja do të bëhet.

Rritja e Pagave në vitin 2019, një tjetër premtim i mbajtur i Qeverisë Shqiptare. Sikurse është bërë e ditur gjatë…

Gepostet von Anila Denaj am Donnerstag, 4. April 2019

Për ekspertët, rritja e pagave është thelbësore, edhe pse do të nxiste konsumin, në një kohë kur perspektiva e rritjes ekonomike është e zymtë. Rritja për 65 mijë punonjës në arsim, shëndetësi dhe ushtri tashmë do të jetë në masën 7%.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN