Shqipëria zbret në renditjen e FIFA-s, Kosova vazhdon ngjitjen

Humbja me Turqinë ka lënë pasoja për Kombëtaren. Përveç largimit të trajnerit Panucci nga stoli, rezultati në “Loro Boriçi” ka bërë që Shqipëria të humbasë edhe një pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin prill.

Kuqezinjtë tashmë janë në vendin e 62-të, edhe për faktin se suksesi me Andorrën vlerësohet me koeficient të ulët.

Ndërkohë, vazhdon ngjitja e Kosovës, që ka fituar tre vende dhe tashmë është e 127-ta në botë.

Për sa i takon kreut, Belgjika mbetet e para, e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Anglia i ka marrë vendin Kroacisë, ndërsa Uruguaji zbriti Portugalinë në vendin e shtatë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN