Studentët protestojnë për punimet te UBT, Bashkia: Do të ndërtojmë 2 shkolla

Në një hapësirë pranë Universitetit të Kamzës, Bashkia e Tiranës sapo ka nisur punimet për ndërtimin e një shkollë 9-vjeçare dhe të një gjimnazi të ri.

Por kur kanë parë nisjen e punimeve, një grup studentësh të organizuar nga pedagogët lanë mësimin dhe kërkuan të dinë çfarë objekti do të ndërtohej në hapësirën, ku deri dje bënin praktikën mësimore.

Nisur nga ky shqetësim, Bashkia sqaroi se qëllimi i ndërtimit ishin dy shkolla të reja, për të cilat vuri në dispozicion të mediave edhe foto të projektit të parashikuar, ku duken godinat e shkollave, palestra, hapësirat për të miturit etj. Hapësira në fjalë nuk është pjesë e kampusit universitar, thotë Bashkia, që vë në dispozicion dokumentet e shpronësimit të dy familjeve, Dako dhe Ruli, të cilat kishin në pronësi tokën.

Sipas zyrtarëve të Bashkisë, protesta e studentëve është nxitur nga drejtuesit e Universitetit, që kanë tenderuar në çmime të kripura rrethimin e hapësirës së gjelbër. Një mur rrethues sipas të dhënave është tenderuar për 60 milion lekë të reja, thanë zyrtarë të Bashkisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2