Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sulmi ndaj Gjokës, Asmer Bilali në gjykatë si dëshmitar

Nga A2 CNN
4 Prill 2019, 16:43 | Kronikë
Sulmi ndaj Gjokës, Asmer Bilali në gjykatë si dëshmitar

Pesë ditë pas vrasjes së babait dhe xhaxhait, Asmer Bilali është transferuar sërish nën masa të forta sigurie në qytetin e Shkodrës.

Ai është dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet për tentativën e vrasjes së ish trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Dëshmia e Bilalit në këtë proces ka të bëjë me faktin se dy të akuzuarit për sulmin ndaj trajnerit Gjoka,  Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenja, kanë përdorur automjetin e Asmerit për t’u larguar nga fusha stërvitore.

Në dëshmi, Asmeri ka deklaruar se nuk e kishte idenë se për çfarë u duhej makina dy shokëve të tij, ndërsa i ka kërkuar gjykatës që t’i lirojë pasi edhe vetë i dëmtuari Ernest Gjoka i ka falur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani