Tottenham hyn në “shtëpinë e re”, inaugurim spektakolar

Tottenham ka prezantuar zyrtarisht stadiumin e tij të ri, “Tottenham Hotspur Stadium”, një nga impiantet më modernë dhe bashkëkohor të futbollit europian.

Shtëpi e re e Spurs ka kushtuar plot 1.3 miliardë dollarë dhe ka një kapacitet prej 62 mijë vendesh.

Spektakël i jashtëzakonshëm në ceremoninë e inaugurimit, teksa stadiumi i ri i Tottenham do të jetë në gjendje të zhvillojë edhe finale të SuperBowl.

Skuadra e festoi këtë gjë në mënyrën më mirë të mundshme, duke mundur Crystal Palace 2-0 në javën e 32 të Premier League me golat e Son dhe Eriksen.

Shkarkoni aplikacionin e A2