Universiteti Bujqësor del në protestë: Po ndërtohet te fidanishtja jonë

Universiteti Bujqësor ka dalë në protestë sot, jo për politikat e Arsimit të Lartë, por për një rrezik më konkret dhe për momentin të panjohur.

Pedagogë dhe studentë kanë dalë në rrugë për fillimet e një ndërtimi në territorin e tyre, që ata e quajnë “të paligjshme”.

Sipas Jamarbër Malltezit, pedagog në UBT, “që nga dita e djeshme kemi parë një rrethim të çuditshëm tek fidanishtja e UBT-së, dhe na kanë thënë se është dhënë një leje ndërtimi”.

Jamarbër Malltezi, pedagog i UBT

Sipas Malltezit, ka disa shkelje ligjore në këtë veprim sepse “fillimisht ajo është tokë ende në pronësi të universitetit bujqësor, dhe UBT ka një masterplan, dhe ajo toke është e projektuar për fidanishte”.

Por shkelja më e madhe sipas tij është që “nuk ka asnjë tabelë që informon për godinën që do të ndërtohet, se kush po e ndërton, nuk është respektuar asnjë procedurë”, edhe pse sipas burimeve do të ndërtohet një shkollë.

Shkarkoni aplikacionin e A2