Vllaznia konfirmon stafin, ekipi sërish pa stërvitje

Kaosi te Vllaznia vazhdon, pas presioneve ndaj administratorit të klubit, Suad Lici e trajnerit Agim Canaj. Skuadra kuqeblu nuk ka dalë sërish në stërvitje, pas urdhrit të kryebashkiakes, njëkohësisht edhe presidente e klubit, Voltana Ademi.

Edhe pse mungojnë hapat konkretë për normalizimin e situatës, nëpërmjet një deklarate për mediat, klubi i Vllaznisë njoftoi se “stafi vazhdon i pandryshuar punën e tij të përditshme, për të finalizuar objektivin e ringritjes në Superligë”.

Ndërkohë, trajneri Canaj ndodhet pranë familjes në Tiranë. Drejtuesi i stolit nuk pranon të punojë në kushte të tilla dhe ia dha mesazhin klubit. Lojtarët nuk zbresin në fushë, edhe pse të dielën luajnë ndeshjen me Erzenin, ndërkohë që policia e Shkodrës njofton se nuk ka denoncim për ngjarjen.

Shkarkoni aplikacionin e A2