Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Xhafaj: Oficerët gjyqësorë, sekserë të prokurorëve

Nga A2 CNN
4 Prill 2019, 13:28 | Aktualitet
Xhafaj: Oficerët gjyqësorë, sekserë të prokurorëve

Socialistët në komisionin e ligjeve u përfshinë në debate, për rolin e oficerëve të policisë gjyqësore.

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që pati udhëhequr edhe reformën në drejtësi, deklaroi se ata kanë funksionuar si sekserë të prokurorëve.

Spartak Braho mendon se kompetenca që u lihen OPGJ-ve nuk kanë të qarta nëse janë në varësi të policisë apo të prokurorisë.

“Ta themi troç, oficerët e policisë gjyqësore në sanksionet pranë prokurorive, në shumicën e rasteve, shërbejnë si sekserë të prokurorëve. Nga mënyra se si është organizuar, kanë shërbyer për të zgjidhur çështje të raportit mes prokurorëve dhe klientëve, më shumë sesa për hetime profesionale”, tha Fatmir Xhafaj.

“Ky shqetësim nuk është pa baza dhe kolegët e kanë ngritur në grupin e punës. Me tagrat që kanë ka prokurori sot dhe me pavarësinë që ka, nëse e keqpërdor nuk ka ligj që do ta kornizojë veprimtarinë e tij”, u shpreh deputeti i PS, Alket Hyseni.

“Ne vazhdojmë akoma t’i mbajmë të dy këmbët hapur dhe nuk përcaktoni realisht lidhur me funksionet konkrete dhe varësinë konkrete të funksioneve të oficerëve të policisë gjyqësore”, tha Braho.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani