Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kamzës merr mandatin e deputetit nga KQZ

Korab Lita, zëvendëskryetari i Bashkisë së Kamzës është deputeti më i ri në Parlament. KQZ vendosi me 4 vota pro dhe një kundër që t’i japë mandatin kandidatit të PD në listën e Tiranës.

Ndërkohë, në pritje ka mbetur emri i Halil Jakimit, këshilltarit bashkiak në Dibër, që ka dorëzuar dorëheqjen nga kjo detyrë, por që nuk është pranuar ende.

Paralelisht me dorëheqjen, në KQZ ka dorëzuar edhe formualarin e dekriminalizimit. Ndërkohë, pasi shpalli moszgjedhshmërinë për 8 kandidatë që nuk paraqiten formularin e dekriminalizimit, pas mbledhjes, KQZ i dërgoi edhe 8 kërkesa të reja kandidateve nga listat e PD.

Shkarkoni aplikacionin e A2