Zgjedhjet e BE, Salvini kërkon koalicion të populistëve

Zëvendëskryeministri italian Mateo Salvini synon krijimin e një aleancë të së djathtës ekstreme në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Europian.

Në përpjekjen për ta pozicionuar veten si liderin jozyrtar të euroskeptikëve, ai ka organizuar një takim të partive të djathta në Milano javën e ardhshme. Megjithatë mbetet e paqartë nëse ndonjë koalicion formal do të funksionojë duke konsideruar dallimet në politikat e partive.

Sipas mediave italiane parti të ekstremit të djathtë nga 20 vende janë ftuar në eventin qe do të mbahet të hënën në një hotel luksoz të Milanos. Mes tyre edhe AFD-ja gjermane. Populistët e djathtë mbajnë pushtetin në Itali, Hungari, Austri dhe Poloni dhe gëzojnë mbështetje të konsiderueshme në Francë dhe Holandë. Sipas sondazheve, partitë e së djathtës ekstreme do të shënojnë progres të rëndësishëm në zgjedhjet e parlamentit europian në muajin maj.

Shkarkoni aplikacionin e A2