Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ademi në “vetting”, ILDKPI: Kreu i Prokurorisë së Sarandës fshehu pasurinë

Nga A2 CNN
5 Prill 2019, 13:36 | Aktualitet
Ademi në “vetting”, ILDKPI: Kreu i Prokurorisë së

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi sot procesin e rivlerësimit për drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës Edison Ademi.

Në seancën dëgjimore u diskutuan përfundimet vetëm për dy nga tre kriteret e vlerësimit, konkretisht për pasurinë dhe aftësitë profesionale të këtij subjekti.

Sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, prokurori Ademi ka bërë deklarime të pasakta, rezulton të ketë fshehur pasurinë, si dhe të jetë kapur në konflikt interesash.

Ndërsa sa i përket aftësive profesionale, edhe pse për Ademin ishin adresuar tre denoncime publike, në to nuk ishin konstatuar probleme.

Kësisoj raporti për Ademin rezultonte pozitiv për aftësitë profesionale. Kryesuesi i Prokurorisë së Sarandës kundërshtoi raportin e ILDKPI-se. Ndërsa kërkoi të rihapet hetimi për kriterin e aftësive profesionale, pasi kjo cenon procesin dhe paragjykon vendimmarrjen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani