Calavera: Koha që palët të bëhen bashkë. Reagon Edi Rama

“Është koha që dy palët politike të bëhen bashkë për të mirën e vendit”, ky ishte mesazhi i dhënë në “Twitter” nga Delegacioni Europian, pas takimeve me ish-deputetë të opozitës të drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera.

Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe reagimi i Kryeministrit Rama. Po nëpërmjet “Twitter”-it, ai shkruan se është plotësisht dakord me delegacionin e BE. “Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë”, shkruan Rama.

Më tej, kryeministri se “kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2