Divorci më i shtrenjtë, themeluesi i “Amazon” humb 36 mld dollarë

Njeriu më i pasur në botë, themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij MacKenzie ranë dakord për një faturë rekord divorci, prej të paktën 36 miliardë dollarësh.

Bezos do të mbetet aksioneri kryesor i “Amazon”, duke ruajtur 75 përqind të aksioneve që kishte më ish-bashkëshorten. Kjo e fundit përvetëson 4 përqind të gjigandit të shitjeve në rrjet, që përkthehen në 35.6 miliardë dollarë.

Shifra e bën këtë divorcin më të kushtueshëm në histori, ndërsa Mackenzie-n një prej grave më të pasura në botë.

Gjithashtu, McKenzie i la themeluesit të “Amazon” interesat e saj nga “Washington Post” dhe “Blue Origin”. Sipas përllogaritjeve të “Bloomberg”, MacKenzie bëhet gruaja e 4-rt më e pasur në botë, ndërsa për “Forbes” renditet e treta pas trashëgimtares së l’Oreal, Francoise Bettencourt dhe Alice Walton, vajza e themeluesit të Walmart.

Ndërkaq, pavarësisht faturës së kripur të divorcit, Bezos vazhdon te mbetet njeriu më i pasur në botë.

“Amazon” u themelua nga Jeff Bezos në 1994, një vit para martesës së çifti kur MacCanzie u bë një prej të punësuarave të para.