Emigrantët në Greqi tentojnë të rinisin eksodin drejt vendeve të BE

Më shumë se 500 persona emigrantë, kryesisht nga vende të Lindjes së Mesme të përfshira në konflikte të armatosura, përfshirë familjarë dhe fëmijë, janë mbledhur afër një kampi në Selanik dhe po planifikojnë të kalojnë kufirin me Maqedoninë Veriore, në mënyrë që prej rajonit të Ballkanit, të shkojnë në vendet evropiane për të kërkuar azil.

Një pjesë e emigrantëve kanë ngritur tenda, ndërsa shprehen se thanë se u janë përgjigjur thirrjeve anonime në rrjete sociale për të shkuar në kufirin grek me Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, ato shprehen se jeta në Greqi nuk është e mirë. Agjencia e OKB-së për refugjatët ka paralajmëruar migrantët që të mos bëjnë ftesa nëpërmjet rrjeteve sociale, duke thënë se kalimi i parregullt është “i rrezikshëm”.

Ndërkohë, gjatë dy ditëve të fundit edhe policia turke ka arrestuar mbi 200 emigrantë që po tentonin të kalonin kufirin drejt Greqisë me synim vendet e BE.

Shkarkoni aplikacionin e A2