Hetimi ndaj Balilit, Krimet e Rënda kërkojnë konfiskim të pasurisë

Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar konfiskim të pasurisë së Kelmend Balilit dhe më konkretisht ish-kampin e Pushimit të Punëtorëve.

Kjo kërkesë ka ardhur si pjesë e hetimit pasuror, i cili ka ardhur paralelisht me hetimin penal të nisur dy vjet e gjysmë më parë për Balilin. Në këtë moment, Prokuroria për Krimet e Rënda ka dalë në përfundimin për t’i kërkuar gjykatës konfiskimin e pasurive të sekuestruara që prej më shumë se dy vitesh.

Më saktësisht, bëhet fjalë për mijëra sipërfaqe trualli në qytetin e Sarandës, po ashtu edhe për ish-kampin e Pushimit të Punëtorëve, të njohur si kompleksi “Santa Quaranta”, si edhe të 23 apartamenteve.

Me këtë kërkesë, Prokuroria kërkon që këto prona të kalojnë në favor të shtetit.

Shkarkoni aplikacionin e A2