Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Incidenti në Beograd, Kosova kërkon që BE të disiplinojë Serbinë

Nga A2 CNN
5 Prill 2019, 17:57 | Kosova
Incidenti në Beograd, Kosova kërkon që BE të

Duke marrë shkas nga incidenti diplomatik në Beograd në Samitin Digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga BE, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli kërkoi që Brukseli të disiplinojë Serbinë.

 Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh i shqetësuar për destruktivitetin dhe agresionin e vazhdueshëm të Beogradit kundër pavarësisë së Kosovës.

 “Ftojmë BE-në që ta disiplinojë Serbinë. Në të ardhmen përndryshe Kosova nuk mund të jetë partnere dhe të jetë prezente në konferenca të këtij lloji. Ftojmë BE-në që ta qartësojnë pozicionin e vet ndaj këtyre agresioneve kundër Kosovës”, deklaroi Pacolli.

Më tej Pacolli foli edhe për turin e tij tre ditor në Afrikë dhe njoftoi se Kosova ka 116 njohje në të gjithë botën. Shefi i diplomacisë së Prishtinës pranoi se përveç Serbisë edhe Rusia lobon kundër pavarësisë.

Ndër të tjera, Pacolli u shpreh optimist duke thënë se edhe 5 shtetet e BE-së do ta njohin pavarësinë e Kosovës një ditë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani