Kategoria Superiore, Partizani nëntë finale për ëndrrën, Kukësi shpreson

Kategoria Superiore ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë,  atje ku skuadrat bëjnë sprintin final për të arritur objektivat.

Partizani përballet sërish me Luftëtarin, skuadrën që e eleminoi nga Kupa. Trajneri Gega ia kalon kompetencën e marrjes së masave presidentit, ndërkohë që nga ky moment të nëntë ndeshjet e mbetura kanë vlerën e një finaleje.

“Është një marrëveshjeve mes klubit lojtareve dhe trajnerit që objektivat duhet të arrihen dhe nëse merr masë është e drejta e tij, të dy lojtaret do të jenë në fushë, sepse nuk kanë bërë asgjë. Kemi një ëndërr, dhe do të mundohemi ta bëjmë realitet”, deklaron Gega.

Ramadan Ndreu

Me një diferencë prej 9 pikësh në renditje, tek Kukësi e kanë të qartë se objektivi real i këtij sezoni është Kupa edhe pse trajneri Ndreu nuk e pranon fjalën dorëzim.

“Ne kemi objektivat tona, ka edhe 30 pikë në lojë, pra gjithçka është e hapur”, thotë Ndreu.

Në javën e 27-të, Kukësi udhëton drejt Fushë Krujës për tu përballur me Kastriotin, Flamurtari pret Tiranën në shtëpi, Laçi përballet me Teutën ndërsa Skënderbeu merr 3 pikët në tavolinë nga përjashtimi i Kamzës.

Shkarkoni aplikacionin e A2