Korrupsioni, Tabaku: 1,7 mld euro dëmi ekonomik nga keqpërdorimi

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat, denoncoi nivelin e korrupsionit.

Sipas Tabakut, tashmë institucionet vendase dhe europiane e kanë faktuar këtë fenomen shqetësues. Tabaku tha se vetëm vitin e kaluar KLSH ka faktuar që dëmi ekonomik ka qenë prej 1.7 miliardë eurosh.

“KLSH fakton se qeveria vitin e kaluar ka keqpërdorur 1.7 miliardë euro dëm ekonomik. Nga kjo shumë, 923 milionë euro është dëmi ekonomik vetëm nga të ardhurat e pa mbledhura që lidhen direkt me korrupsionin endemik. Ndërkohë që janë shpenzuar në tendera dhe jo vetëm 587 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Gjykata Europiane e Auditit fakton se një në tre kompani përfiton tendera në mënyrë abuzive, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme që do t’i kursenin buxhetit të shtetit milionë euro nga taksat e shqiptarëve”, u shpreh Jorida Tabaku.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN