Mbyllet samiti i NATO-s, konfirmohet roli historik, Rusia sfidë kryesore

Takimin e zhvilluar në Uashington me rastin e 70-vjetorit të NATO-s, ministrat e Jashtëm, e mbyllën më një deklaratë ku shprehën unitetin, rikonfirmonin rolin e aleancës si më e forta në histori dhe radhisnin sfidat e shumta të sigurisë.

Në një shenjë se kërkesat e vazhdueshme të Presidentit amerikan Donald Trump për rritjen e kontributit financiar të vendeve anëtare kanë pasur efekt, u vendosmëria për të “përmirësuar balancën e ndarjes së kostos dhe përgjegjësive për sigurinë”. Në fjalimin e tij, Sekretari i Shtetit, Mike Pompo theksoi se NATO duhet t’i përshtatet kërcënimeve në rritje.

“Duhet ta përshtatim aleancën tonë ndaj kërcënimeve të tilla si agresioni rus, emigracioni i pakontrolluar, sulmet kibernetike, kompeticioni strategjik i Kinës e shumë çështje të tjera”, tha Mike Pomepo.

Më herët, Pompeo përmendi sukseset e aleancës, duke thënë se ajo ju kundërvu spastrimit etnik në Ballkan, e terrorizmit në Lindjen e Mesme. Ai përshëndeti gjithashtu Maqedoninë e Veriut, duke thënë se javën e kaluar kishin dorëzuar në Senatin amerikan dokumentet për anëtarësimin e vendit në NATO.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, risolli në vëmendje shqetësimit e Rusisë se NATO po zgjerohet drejt lindjes.

“Zgjerimi nuk do të thotë që NATO-ja po shkon drejt lindjes, por që ato vende të Europës Qendrore dhe Lindore që donin të anëtarësoheshin në NATO, e vendosën një gjë të tillë përmes proceseve demokratike”, u shpreh Jens Stoltenberg.

Edhe pse herë pas here toni i takimit ishte pozitiv dhe bashkëpunues, vetë fakti që ishte e nevojshme të theksohej domosdoshmëria e rolit të Shteteve të Bashkuara në NATO dhe ndërvarësia mes vendeve anëtare, është dëshmi e tensioneve të tanishme të një marrëdhënieje që gjithmonë është konsideruar e palëkundur.

Në ministerial, Shqipëria u përfaqësua nga zëvendësministri i Jashtëm, Gent Cakaj, i cili zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë amerikanë.

Shkarkoni aplikacionin e A2