Palmer vjen në Shqipëri më 9 prill, panoramën e parë e merr nga Cakaj

Një panoramë të parë të situatës që do të gjejë në Shqipëri në 9 prill, Matthew Palmer e mori gjatë takimit me ministrin e Jashtëm në detyrë.

Gent Cakaj, sipas njoftimit të ministrisë, e informoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë, Palmer mbi zhvillimet në Tiranë.

“Proceset e brendshme, reforma në drejtësi dhe çelja e negociatave ishin tema të diskutimit”. Thuhet në njoftim, sipas të cilit, zyrtari i lartë amerikan, është ndalur vetëm te bashkëpunimi me Shqipërinë në NATO.

Për krizën politike, do të diskutohet më të gjithë palët, gjatë fillim javës së ardhshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN