Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Policitë evropiane bashkohen kundër krimit të organizuar shqiptar, 65 të arrestuar në 4 vende

Nga A2 CNN
5 Prill 2019, 19:01 | Aktualitet
Policitë evropiane bashkohen kundër krimit të organizuar

Policitë evropiane bashkohen kundër krimit të organizuar shqiptar, 65 të arrestuar në 4 vende.

Një operacion ndërkombëtar e organizuar nga EUROPOL-i ka vënë në pranga 64 anëtarë të një grupi të strukturuar me origjinë shqiptare, që dyshohet se kontrollonin pjesë të tregut evropian të kultivimit dhe trafikut të drogës, por me akuza edhe për prostitucion dhe pastrim parash.

Arrestimet kanë ndodhur në mënyrë të njëpasnjëshme në Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali, dhe ka përfshirë rreth 600 agjentë të reparteve të specializuara të këtyre vendeve.

Pjesa më e madhe e të arrestimeve janë kryer në Belgjikë dhe në Holandë, ku grupi kishte filluar kultivimin e kanabisit në disa parcela.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani