Protesta e fermerëve, qeveria miraton skemën për kompensimin e prodhuesve

Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi pranoi ngërçin e krijuar nga ndryshimi i skemës së rimbursimit për fermerët.

Qeveria vendosi një masë kompensimi prej 10 lekësh për çdo litër qumësht të shitur tek grumbulluesit. Kjo nismë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 84 milionë lekë, ndërsa Ministria e Bujqësisë pret që të ndihmojë edhe në formalizimin e fermerëve blegtoralë.

“Fermerët do të marrin më shumë lekë për çdo litër qumështi të shitur. Këshilli I Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi që të të japë një financim të dedikur për fermerët që prodhojnë dhe shesin qumësht. Sipas këtij vendimi, fermerët do të përfitojnë një kompensim prej 100 lekësh të vjetra për litër qumështi të shitur. Nuk do të ketë kufizimi për numrin minimal të krerëve që mbarështon ferma., Për të përfituar nga kjo mbështetje, fermerët duhet të dorëzojnë vetëm faturën tatimore të shitjes së qumështit në pikat e përpunimit”, tha Çuçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN