Reforma në drejtësi, shefja e ONM: Pa shoqërinë civile, “vetting”-u i pamundur

Gjatë prezantimit të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, drejtuesja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera, vlerësoi rolin e shoqërisë civile në reformën në drejtësi dhe “vetting”-un.

Calavera apelon për bashkëpunim të institucioneve për çdo vendimmarrje, si në nivel qendror ashtu dhe në atë lokal.

“Qytetarët duhet të marrin pjesë në vendimmarrje dhe në procesin ligjbërës sepse ne duhet të kemi faktorë që janë të përgjegjshëm, efektivë dhe shumë konstruktivë. Shumë e rëndësishme për ne është që sa më të fuqishëm të jeni ju të shoqërisë civile aq me e përgjegjshme do të jetë politika. Është e rëndësishme që politika dhe institucionet në Shqipëri të krijojnë një mundësi dialogu për të gjithë, në të gjitha nivelet, edhe me shoqërinë civile”, tha Calavera.