“Rritet” sërish Parlamenti, kreu i FRPD Ersekë pranon mandatin e deputetit

Deputetet e rinj, LSI, parlament. KQZ

Arlind Çarçani, kreu i FRPD në Ersekë, dorëzon në KQZ formularin e dekriminalizimit për të marrë mandatin e deputetit.

Të enjten, Parlamenti minimalisht shkon në 102 anëtarë, ndërkohë që Arlind Çarçani dhe Halil Jakimi do të duhet të marrin më parë dritën jeshile nga votimi i KQZ.

Pas daljes së opozitës nga Parlamenti, ka ndryshuar edhe konfigurimi i partive në sallë.

LSI është tani grupimi i dytë më i madh në Kuvend, ndërsa PD e treta. Javën e ardhshme pritet të betohet edhe Korab Lita, që mori mandatin një ditë më parë nga KQZ.

Shkarkoni aplikacionin e A2