Situata politike, Kushi: S’mund ta lëmë vendin peng të problemeve të opozitës

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, ishte e ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2 CNN ku foli për situatën politike në vend. Ajo pranoi se vendi ndodhet në një situatë të pazakontë, ndërsa shtoi se kriza është vetë e opozitës.

“Vendi ndodhet në një situatë të pazakontë me opozitën që ka dalë nga parlamenti. Një akt shumë ekstrem i betejës politike, por nga ana tjetër duhet të theksoi se kriza është e fokusuar vetëm te opozita dhe te lidershipi i tyre. Ata duan që këtë krizë ta kalojnë edhe te mazhoranca, të destabilizojnë vendin, për shkak të problematikave që kanë. Ndërkohë, kemi dhe një realitet tjetër të ri. Në parlament kemi deputetë të ri, të cilët kanë qenë në të njëjtat lista dhe për këtë arsye unë them se kriza është vetëm e PD dhe LSI. Parlamenti është legjitim, qeveria është legjitime, institucionet funksionojnë. Brenda mazhorancës nuk ka asnjë lloj krize dhe nuk mund ta lëmë vendin peng të problemeve të krizave të brendshme të opozitës”, thotë Evis Kushi.

Por pse opozita e ka zgjedhur këtë rrugë dhe Kushi e ka një shpjegim… “Frika nga humbja e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ata e dinë që nuk i fitojnë zgjedhjet”, tha ndër të tjera Evis Kushi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN