Borshi, ky është destinacioni i radhës për “South Outdoor Festival”. Për të rrëfyer se në jug të vendit mund të mos shkojmë vetëm për detin, festivali që çel njëkohësisht dhe sezonin turistik, këtë vit ofron shumë më shumë, nisur nga aktivitetet sportive, në tokë, në mal, mbi det e në thellësi.
Kemi menduar që këtë vit ta nisim më herët sezonin. Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e festivalit do të mirëpriten jo vetëm nga banorët e Borshit, por nga i gjithë jugu i magjishëm i Shqipërisë. Edhe pse rezervimet janë thuajse drejt fundit ka ende pak vend për dikë që do ta njohë jugun përtej asaj që ofron me detin. Risi këtë edicion do të jenë stacionet e furgonëve dhe makinave që do të stacionohen në vende të ndryshme që të gjithë t’i bashkohen aktiviteteve sportive, si “Jeep Safari”, që shkon deri në Nivicë apo turet e biçikletave që përfundojnë në fshatrat më të bukur të jugut”, shprehet Anke Petersen, drejtore e programit të GIZ.
Por, jo vetëm dita do të jetë e gjallë në jug. Edhe mbrëmjet janë konceptuar ndryshe. Katër mbrëmje muzike.
Një festë speciale do të jenë edhe Pashkët e këtij viti, të gjithë do të ngjyrosin vezët, do të bëjnë bukë apo do të bëhen pjesë e ekipit të kuzhinierit sokol Prenga.
Jugu i vendit, nga 26 prilli i mirëpret të gjithë të rritur e fëmijë, si pjesë e një festivali katër ditor apo si shijues të produkteve e paketave turistike që do të ofrojë. (A2 Televizion)