Telefonatë Rama-Tsipras, “Kathimerini”: Diskutuan për krizën bilaterale

Kryeministri grek, Alexis Tsipras zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar, Edi Rama.

Kjo raportohet nga mediat greke që theksojnë se dy liderët diskutuan reformat e nevojshme për të filluar procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.

“Kathimerini”, duke iu referuar burimeve diplomatike, saktëson se Tsipras dhe Rama u fokusuan më shumë në ligjin për pronën në brigjet e Jonit dhe te Akti për Minoritetet.

Sipas kësaj gazete, telefonata erdhi pas krizës bilaterale për shkak të publikimit në fletoren zyrtare të ligjit për pronat, me të cilin Athina pretendon se është sekuestruar prona e minoritarëve grekë në Himarë.

Ndër të tjera, kryeministrat gjithashtu diskutuan edhe për marrëdhëniet ekonomike bilaterale dhe zhvillimet në rajon.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN