Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Telushi po rekuperon nga ndërhyrja kirurgjikale, takon shokët e Partizanit

Nga A2 CNN
5 Prill 2019, 22:15 | Futboll

Lajme të mira për Bruno Telushin.  Mesfushori i Partizanit vizitoi sot shokët në prag të sfidës kundër Luftëtarit. Lojtari plot temperament ka filluar tashmë rekuperimin pas dëmtimit të rëndë kundër Teutës.

Telushi me shokët e Partizanit

Në atë ndeshje, Telushi pësoi një dëmtim të rëndë duke u shtruar në spital, ku pas disa ekzaminimeve doli në pah një problem me mushkëritë.

Lojtari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, i cili doli me sukses dhe tani pritet vetëm rekuperimi i plotë i tij, një element tejet i rëndësishëm për Partizanin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë