Tensionet për emigracionin, Italia zbut marrëdhëniet më Francën

Zëvendës kryeministri Italian Mateo Salvini, vlerësoi të enjten bashkëpunimin me ministrin e brendshëm francez lidhur me emigracionin, në atë që shihet si ndryshim drastik i toneve pas disa muajsh përplasje mes Romës dhe Parisit.

Lidhja është tensionuar ndjeshëm që prej vendimit të Salvinit për të mbyllur portet italiane ndaj anijeve me emigrante. Krisja kulmoi kur Franca thirri ambasadorin në Romë në muajin shkurt.

 “U sinkronizuam plotësisht me ministrin Castane lidhur me çështje të tilla si lufta ndaj emigracionit të paligjshëm, mbrojtja e kufijve, dëbimet dhe lufta kundër terrorizmit”.

Megjithatë, Salvini i cili po merr pjesë në takimin e ministrave të brendshëm të G7-tës në Paris, u kujdes te theksonte se aleatja kryesore në Francë mbetej liderja e ekstremit të djathtë, Marin Le Pen.

I pyetur mbi marrëdhënien e tij me presidentin Emanuel Macron i cili është zotuar të luftojë kundër nacionalistëve në zgjedhjet e parlamentit evropian, Salvini u shpreh: “Me Macron nuk jam takuar kurrë, nuk e njoh dhe nuk dua të komentoj. Kemi histori dhe objektiv të ndryshëm”.

Diskutimi për emigracionin, u zhvillua ndërsa një anijeje gjermane shpëtimi ju mohua hyrja në ishullin e Lampeduzës për zbarkimin e 64 emigrantëve në bord. Salvini i kërkoi Berlinit të marrë vetë përgjegjësinë për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe.

Shkarkoni aplikacionin e A2