Turqia përçan NATO-n, nuk heq dorë nga blerja e sistemit raketor rus

Ndërsa Stoltenberg dhe NATO-ja donin të paraqisnin një front të bashkuar para Rusisë, në një shenjë përçarjeje, Turqia këmbënguli se do të vazhdonte me planin për të blerë një sistem raketash nga Moska.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu tha në Uashington se nuk kishte kthim mbrapa nga blerja e sistemit rus të mbrojtjes S-400.

Por në një aktivitet të mbajtur nga organizatat e sigurisë dhe politikave në Uashington, Çavushoglu theksoi se Turqia gjithsesi vazhdon të mbështesë NATO-n në shqetësimet e saj kryesore ndaj Rusisë.

Ndryshe nga zëvendëspresidenti Mike Pence që paralajmëroi se nuk do të qëndronin duarkryq ndërsa Turqia blinte armë nga kundërshtarët, Sekretari i Shtetit Mike, Pompeo shfaqi tone më të zbutura. Ai tha se besonte se do të gjenin një mënyrë për të tejkaluar mosmarrëveshjet lidhur me çështjen.

Shkarkoni aplikacionin e A2