Bayern-Borussia, sot dueli vendimtar në Bundesliga

Numërimi mbrapsht ka nisur. Vetëm pak orë mungojnë nga supersfida e titullit në Bundesliga-n gjermane, ndërmjet Bayern-it dhe Borussia Dortmund-it.

Në 18:30 në “Allianz Arena” luhet ndeshja, ku pritet të vendoset fati i kampionatit në Gjermani.

Stadiumi do të jetë i mbushur me kapacitet të plotë, me 75 mijë spektatorë të pranishëm dhe përballjen që do të transmetohet në 205 shtete të botës.

Në Bundesligë mungonte një sfidë kaq e rëndësishme për kreun prej vitit 2012. Kur kanë mbetur shtatë ndeshje, Dortmundi ka 2 pikë avantazh në renditje. Ndeshja e sotme është vendimtare në këtë fund të sezonit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN