Bayern fiton “finalen” me Dortmund, Lewandowski gol rekord

Ishte një ndeshje “për jetë a vdekje” ajo mes Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund këtë të shtunë. Një “finale” që vlen ndoshta titullin kampion në Gjermani. Por bavarezët e “vranë” shpejt takimin duke shkatërruar që në pjesën e parë 5-0 kundërshtarin, për të rimarrë kështu kreun e renditjes në Bundesliga.

Serinë e golave e hapi ish-kapiteni i Dortmund, Mats Hummels, i cili në minutën e 10 goditi fort me kokë për të kaluar të tijët në epërsi. 7 minuta më vonë ishte radha e një tjetër ish-i, Robert Lewandowski, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes mike për të realizuar golin e dytë për Bayern.

Minutat e fundit të pjesës së parë ishin fatale për Dortmund. Në të 41′ Javi Martinez godet në mënyrë të përsosur nga jashtë zone duke realizuar golin e tretë, ndërsa 2 minuta më vonë Thomas Muller jep një krosim fantastik në zonë të cilin Serge Gnabry e devijon në portën e Borussia-s.

Në pjesën e dytë nuk ka shumë histori, me Bayern që administron lojën dhe Dortmund që nuk tregon asnjë shenjë për të ndryshuar diçka. Madje dy minuta nga fundi Leëandoëski shënoi edhe golin e pestë, me portën e boshatisur.

Rekordi special i Lewandowskit

Sulmuesi polak shënoi në këtë ndeshje golin e 200 dhe 201-të për të në Bundesliga, duke rritur edhe më shumë rekordin e sulmuesit të huaj me më shumë gola në kampionatin gjerman, pasi pak javë më parë kaloi në Claudio Pizarron, e mbetur në kuotën e 195 golave.

Me këtë gol ai bëhet gjithashtu i vetëm i pesti lojtar në historinë e kampionatit gjerman që kalon kuotën e 200 golave, duke u renditur pas Manfred Burgsmüller (213), Jupp Heynckes (220), Klaus Fischer (268), dhe Gerd Muller (365). Lewa i ka realizuar 201 golat e tij në 284 ndeshje, një raport të cilin ia kalon vetëm Gerd Muller, i cili i ka realizuar në 234 takime.

Shkarkoni aplikacionin e A2