Djali 2-vjeçar i Ronaldos, goditje prej kampioni

Në pritje për të kuptuar nëse do të jetë në dispozicion të ekipit për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, Cristiano Ronaldo zbavitet duke luajtur në shtëpi me një prej djemve të tij, Mateon.

Vogëlushi, i cili në javët në vazhdim do të festojë 2-vjetorin e lindjes, ka shfaqur menjëherë shenjat e një kampioni të ardhshëm.

Në videon e postuar nga CR7, ylli portugez shfaqet në rolin e trajnerit dhe i pason topin të birit, goditja e të cilit është mbresëlënëse për moshën që ka.

Një yll i ri po rritet, në gjurmët e të atit.