Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Do të hakmerrej për sulmet në Zelandën e Re, arrestohet shqiptari në SHBA

Nga A2 CNN
6 Prill 2019, 19:34 | Kronikë
Do të hakmerrej për sulmet në Zelandën e Re, arrestohet

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet amerikane, pasi i kishte rrëfyer një informatori të FBI-së se do t’i bashkohej ISIS-it dhe do të hakmerrej për sulmin terrorist të dy xhamive në Zelandën e Re.

Fabjan Alameti, 21 vjeç, u arrestua në një poligon qitjeje në Montona, ku po stërvitej me armën e tij. Mbi të rëndojnë akuza për posedim armësh por edhe lëndësh narkotike.

https://a2news.com/2019/03/19/frike-per-dhune-isis-kerkon-hakmarrje-ne-zelande/

Mediat amerikane raportojnë se Alameti i ka thënë informatorit të FBI-së se donte të luftonte me ISIS në Irak dhe Siri dhe të ndërmerrte sulme kundër bazave ushtarake amerikane, godinave qeveritare, lokaleve për homoseksualë dhe faltoreve hebraike.

Pas arrestimit ai u tha autoriteteve se nuk do t’i kryente vërtet këto sulme pasi i ishte mirënjohës Shteteve të Bashkuara që i kishin dhënë nënshtetësinë. Por pas sulmeve në Zelandën e Re, Alameti raportohet t’i rrëfyer informatorit: “Do të sulmoj njerëz çfarëdo në rrugë dhe do të hakmerrem për ta”.

https://a2news.com/2019/03/15/sulmi-terrorist-ne-zelanden-e-re-emri-i-skenderbeut-ne-armen-e-autorit/
https://a2news.com/2019/03/15/zelande-e-re-shfaqen-live-pamjet-e-sulmit-terrorist-kendonte-kenge-per-karaxhicin/
https://a2news.com/2019/03/16/tragjedia-bashkon-bandat-rivale-ne-zelanden-e-re/
https://a2news.com/2019/03/16/shkaktoi-masakren-ne-zelande-zbulohet-e-shkuara-ne-turqi-e-autorit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani