Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Galeria 70, arti realist i Hajdinajt rikthen imazhet historike

Nga A2 CNN
6 Prill 2019, 17:09 | Aktualitet
Galeria 70, arti realist i Hajdinajt rikthen imazhet historike

Një cikël pikturash, gati anakronike, ku ngjarje historike, merren nga e shkuara për të na rrëfyer se historia mund të përsëritet, por me portrete të tjera të veshura me uniformë, ekspozohet nga kjo fundjavë në galerinë 70 në Toptani Shopping Center.

Alban Hajdinaj rikthen një stil të pikturës së shekullit XX, që publikun e ka grishur që nga vitrina e kësaj galerie. Duken si imazhe të prera, e të ngjitura në një sfond me ngjyrë, por janë piktura që të ftojnë t’i shijosh së afërmi.

Edhe teknika e realizmit të tyre nuk është e zakontë këto kohë. Hajdinaj, i cili risjell një traditë të shekullit XX, por të realizuar me sfonde që zakonisht përdoren në kinema. Imazhetr realiste të tij do të mund t’i gjeni në Galerinë 70 në Toptani Shopping Center deri në fund të majit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli