Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Georgina zbulon si u njoh me Ronaldon: Isha shitëse...

Nga A2 CNN
6 Prill 2019, 09:52 | Showbiz

Cristiano Ronaldo u kritikua shumë pas ndarjes së tij nga bukuroshja ruse Irina Shayk, por portugezi nuk qëndroi për një kohë të gjatë vetëm. Madje, tashmë Georgina Rodriguez është bërë edhe nëna e një fëmije me portugezin.

25-vjeçarja ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Elle”, ku ka rrëfyer se si është njohur me sulmuesin e Juventusit.

Ajo ka treguar se me Ronaldon ra në dashuri me shikim të parë. Georgina tregon se për herë të parë janë takuar në muajin qershor të vitit 2016, kur ajo në atë kohë punonte si asistente shitjesh në kompaninë “Gucci”. “Pas disa ditësh, në një event të një marke tjetër të njohur, ne u pamë sërish dhe aty patëm mundësi të flisnim më gjatë”.

Në intervistën e titulluar “Jeta ime me Ronaldon”, Georgina tregon edhe detaje nga jeta e saj me portugezin. “Shtëpia është vendi ku unë jam më e lumtur, me fëmijët e mi dhe partnerin tim”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani