Kukësi shkarkon Ndreun: Përgjegjës për humbjen – A2

Kukësi shkarkon Ndreun: Përgjegjës për humbjen

Humbja kundër Kastriotit, që me shumë gjasa e nxori Kukësin nga lufta për titullin kampion, ka bërë që Presidenti Safet Gjici të shkarkojë nga detyra trajnerin Ramazan Ndreu.

“Pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2-1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu. Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojën dhe ishte shumë inaktiv në bankinë. Trajneri ka pasur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndreu u emërua si trajner i Kukësit më pak se një muaj më parë, pas shkarkimit të Armando Cungut dhe mundi ta drejtonte skuadrën vetëm për dy ndeshje në kampionat dhe një në Kupë.

Shkarkoni aplikacionin e A2