Kursi i ri i euros stabilizohet në kuotën e 125 lekëve

Euro stabilizohet në kuotën e 125 lekëve. Duket se ky do të ketë kursi i ri i këmbimit të valutës së fortë me lekun, për të cilin ka folur më herët edhe Banka e Shqipërisë. Sipas kursit të autoritetit mbikëqyrës bankar, kjo javë u mbyll me një euro në kuotën e 125.1 lekëve, me një rënie të lehtë prej 0.2% kundrejt të hënës.

Monedha e përbashkët europiane ka qëndruar mbi nivelin e 125 lekëve që prej mesit të muajit mars, duke dhënë kështu shenjat e një stabilizimi.

Kundrejt një viti më parë, euro ka humbur mbi 4 lekë në tregun tonë valutor, ekuivalent me 3.3%. Një zhvlerësim që nisi shumë më herët dhe që ekspertët ia faturuar ofertës së lartë në treg të euros, për shkak edhe të burimeve informale.

Nga një euro e dobët përfitojnë të gjithë ata që kanë kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë. Përfitojnë importuesit dhe tregtarët, që i blejnë më lirë mallrat e produktet, si dhe qeveria që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm. Me humbje dalin mijëra familje që jetojnë me paratë e emigrantëve dhe eksportuesit, që aktivitetin e kryejnë në këtë monedhë.

Shkarkoni aplikacionin e A2