Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Libia alarmon botën: Të ndalen luftimet!

Nga A2 CNN
6 Prill 2019, 11:59 | Bota

Erërat e luftës po fryjnë gjithnjë e më fort në Libi. Fuqitë botërore dhe Kombet e Bashkuara dënuan luftimet, ndërsa forcat rebele nga lindja e vendit marshuan drejt kryeqytetit. Grupi i vendeve të G7-tës i bëri thirrje të gjitha palëve të ndalin menjëherë aktivitetin ushtarak. Një thirrje e ngjashme erdhi edhe nga Këshilli i Sigurimit të OKB.

“Pjesëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehën shqetësime të thella për aktivitetin ushtarak pranë Tripolit, i cili rrezikon stabilitetin e Libisë. Ata i bëjnë thirrje palëve të ndalin aksionin ushtarak. Nuk mund të ketë një zgjidhje ushtarake ndaj konfliktit”, tha Christoph Heusgen, ambasador gjerman në OKB.

Gjenerali Khalifa Haftar, lider i të vetëshpallurës ushtria kombëtare libiane, urdhëroi avancimin në Tripoli, pikërisht në kohën kur sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres gjendej atje për të diskutuar mbi krizën. Gjatë bisedimeve të se premtes me Guterres, Haftar tha se operacioni i tij nuk do të ndalej deri sa trupat ta mundnin terrorizmin, duke ju referuar qeverisë së Fayez Al Sarraj, e njohur nga ndërkombëtarët.

Ka raportime për përleshje pranë aeroportit ndërkombëtar në jug të qytetit. Trupat e OKB në qytet janë vënë në alarm. Ushtria kombëtare libiane ka pushtuar jugun e Libisë dhe zonat me naftë. Dhuna dhe përçarjet kanë përfshirë Libinë që kur Muamar Gadafi u përmbys nga pushteti dhe u vra në 2011.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli